Në ditët në vijim, pas shumë bisedave, duhet të zhvillohet takimi vendimtar mes Interit dhe agjentit të Marcelo Brozovic. E përditshmja Tuttosport shpjegon se edhe trajneri Simone Inzaghi po bën presion për të arritur një pikë kthese pozitive në këtë ceshtje, duke qenë se ai e konsideron kroatin një pjesë themelore të ingranazhit të Interit të tij.

Megjithatë, akordi nuk është gjetur ende: Brozovic nis nga një kërkesë prej 7 milionë euro neto në vit, edhe falë interesimit të PSG, Tottenham dhe Newcastle.

Interi nuk dëshiron të shkojë aq larg, ndërsa mbetet i vetëdijshëm se duhet të rrise pagën per lart (në përputhje me atë që u bë me Barella dhe Lautaro). Dhe në diskutime mund të ndikojë edhe roli padyshim qendror i Brozos në projektin tekniko-taktik të Nerazzurrëve, diçka që diku tjetër nuk do të ishte e garantuar…