Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte sot në Top Talk për të folur për tragjedinë e Gërdecit, një proces tashmë që është i rihapur , ku po hetohet dhe roli i ish-ministrit në këtë ngjarje. Mediu, i pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, pohoi faktin se ai ditën e tragjedisë ka pasur një telefonatë me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Sali Berisha.

Ish-ministri deklaroi në Top Talk se jo vetëm është i pafajshëm, por as nuk e dinte se ku binte Gërdeci. “Unë kam mbajt një qëndrim në raport me këtë çështje , dhe kam dhënë dorëheqjen si pjesë e përgjegjësisë sime morale dhe politike , edhe pse kundër disa këshillimeve nga partnerë tanë shumë të rëndësishëm, sepse në pozicionin tim politik dhe personal , e gjykoja që nuk ishte e udhës dhe nuk duhej të qëndroja më ministër për sa kohë kishte viktima. Dhe në mënyrë të padiksutueshme, që unë nuk e kam ditur ku është Gërdeci. Gërdeci është një proces ku janë marrë për demontim që në 2003 të pajisjeve të FA”, tha Mediu.

Denis Dyrnjaja: Po thoni se nuk e keni ditur se ku ndodhej gjeografikisht? Fatmir Mediu: As gjeografikisht dhe as si aktivitet , nuk ishte pjesë e certifikimit të ministrit Denis Dyrnjaja: Po pse nuk duhet ta dijë ministri këtë? Fatmir Mediu: Po sepse nuk mund ta di, sepse FA kanë më mijëra pika dhe reparte ushtarake , nuk është detyrë funksionale e ministrit. Denis Dyrnjaja: Pse u zgjodh Gërdeci? Fatmir Mediu: Sipas një këshillimi me numrin e parë të shtabit është që duhet zgjedhur marrëveshje ndërmjet palëve dhe Gërdeci ka qenë një pronë e FA , repart i tyre i tankeve, ku ka pasur depo municionesh .

Denis Dyrnja: Nga buroi kjo nismë që u krijua kjo fabrikë , a kishte lidhje familja e Berishës, djali i tij ? Fatmir Mediu: Unë jam hetuar, gjurmuar, vënë telefoni në përgjim dhe të gjitha, 360 gradë për këtë gjë, dhe është provuar që as unë , as familjarë të mi dhe as stafi civil i ministrisë së Mbrotjes në raport më këtë çështje nuk ka lidhje. Unë nuk mund ti përgjigjem çdo lloj thashethemi.

Në ditën e ngjarjes unë kam pasur shumë njerëz që më kanë marrë. Sipas tabulateve, ka tabulate që unë kam bërë telefonatë me djalin e kryeministrit , por kjo është absurde, sepse po e bëj dhe një herë krahasimin. Çdo telefonatë që kam marrë ka qenë në raportet e solidaritetit. Në punën time si ministër unë i përgjigjem vetëm kushtetutës , ligjit , urdhrave dhe vendimeve të qeverisë , në marrëdhëniet e mia personale, unë nuk jam nejri që nuk hap telefonin dhe nuk flas me njerëz.

Denis Dyrnjaja: A ndiheni vërtet i pafasjhëm në këtë proces, aty ka pasur fëmijë që janë marrë me demontimin dhe kanë humbur jetën? Fatmir Mediu: Tani t’i ndajmë përgjegjësitë, po të jetë ajo ligjore, me bindje të plotë them se nuk kam pasur asnjë përgjgjësi ligjore. E dyta, për sa i përket asaj që ka ndodh në Gërdec, unë nuk kam pasur asnjë shqetësim të sjellë te zyra e ministrit, nga asnjë përfaqësues ushtarak ose civil për marrëdhënie të cilat ishin jashtë kontekstit ligjor. Nuk më ka ardhur ndonjëherë ndonjë raport se si dhe kush punonte aty.