Gazetarja nga Kosova Nora Lutaj në një intervistë për Report Tv ka dhënë të tjera detaje në lidhje me atë që ka ndodhur në Kosovë mbrëmjen e djeshme.

Lutaj thotë se herët në mëngjes ka pasur një bastisje nga policia e Kosovës por nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.

“Institucionet e drejtësisë janë tepër të rezervuara. Është vërtetuar që ka qenë një person i maskuar që ka qëlluar. Policia ka bastisur 3 shtëpi, deri më tani nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Janë intervistuar disa persona, por ky informacion ende nuk është dhënë. Nuk besoj të ketë natyrë nacionaliste. Fshati është i populluar me shqiptarë. Njihet si një zonë që ende lexohet kanuni i Lekë Dukagjinit dhe e besojnë”, tha ajo. (Report TV)