Gatimi i një çokollatë ka sjellë debat të nxehtë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Monika dhe Einxhel kanë degraduar deri në ofendime mes tyre, ndërsa u sqaruan mbrëmjen e kësaj të marte.

“I thash lëre se këtë gjë do ta bëjë Semi se ka shprehur dëshirën, filloi duke bërtit, filloi debate ashtu siç ka dëshirë për të qenë protagonistëe. Më vjen zor se kam pasur mendimin më pozitiv dhe se di pse është në këtë pikë, e gjitha ishte të lutem lere për punën e Semit”, tha Monika.

“Unë i thash hajde e shpikim një çokollatë dhe doja të bënim diçka nise dhe të kalonim mirë. Lëre Semin ta bëjë vetë, më thoshte, vinte më kapte. I thash lëre se të dyja e nisëm. Nëse do të ishte një gjë kaq e madhe. E pashë që Semi ishte e nervozuar dhe i shkova pas, i thash më lër, shih punën tënde”, tha Einxhel.

“Më kishte kapur një gjendje, unë mendoj se ishte një keqkuptim i gocave, por Monika nuk e dëgjoi faktin që ne do ta bënim këtë gjë. I thash më prit, por kur dola dhe e pashë që kishte filluar”, sipas Semit.

Ky debat ka sjellë edhe reagimin e Arjolës.

“Semi i ka thënë më lër ta bëj vetë, të lutem mos prek asgjë pa dalë unë”, tha aktorja.