Është dita e derbit.

Mbrëmjen e sotme, në San Siro, do të luhet Milan-Inter, ndeshje për vendet e para të renditjes.

Sfidë brenda sfidës për dy trajnerët, Stefano Pioli-n dhe Simone Inzaghi-n.

E përditshmja sportive italiane Tuttosport, ka zbuluar një ngjarje interesante.

Dy trajnerët janë përballur vetëm një herë si futbollistë, në 1997-ën, dhe ka qenë në Serinë C, në një Fiorenzuola-Brescello e mbyllur 1-1.