Një proces i nisur si procedurë teknike pak javë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka zbuluar të dhëna interesante me atë që kanë ndodhur me procesin zgjedhor më 25 prill, sidomos në drejtim të përdorimit të teknologjisë.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka shpalosur shifra që tregojnë një proces në tërësi pas asnjë problematikë serioze. Ajo që vihet re është suksesi absolut i projektit pilot të votimit dhe numërimit elektronik. Celibashi tha se nga rinumërimi u identifikua se në 71% të qendrave të votimit nuk ka diferencë më të madhe se me 10 vota dhe vetëm 1% me diferencë votash me m bi 30 vota.

Të dhëna nga Komisioneri Celibashi:

1.6.milionë votues u identifikuan nga PEI, 97.19% e zgjedhësve në 5023 qendra votimi nga 5199 gjithsej. Vetëm 2.8% e zgjedhësve nuk i është bërë identifikimi i shenjave të gishtërinjve.

Janë 1006 raste të dyshimta, që nuk do të thotë se janë 1006 persona por shenja gishtërinjsh që dyshohet se janë të njëjta. Kemi 20 zgjedhës që dyshohen se kanë votuar në 2 qendra votimi të ndryshme. Janë komisionerë që kanë votuar edhe në qendrën e tyre të votimit por edhe në qendrën ku ishin komisionerë.

204 shenja gishti unike që janë skanuar më shumë se 2 herë. 44 shenja gishtërinjsh janë skanuar më shumë se 518 herë.

520 qendra votimi i janë nënshtruar procesit të verifikimit. 40 qendra votimi kanë diferencë për kandidatët nga 10 deri në 20 vota. 19 qendra votimi kanë diferencë mbi 20 për kandidatët. Ne kemi verifikuar gjendjuen faktike për ccdo kandidat

317 qendra votimi nga 519 që u verifikuan gjithsej janë me zero diferencë, në 71% të qv ku u be certifikimi paszgjedhor nuk ka diferencë votash për partitë.

Në KZAZ 40, asnjë diferencë mes rezultatit elëktronik me numerimin manual te verifikimit paszgjedhor

Vetëm 1% e qendrave të votimi që diferenca është 10 deri në 30 vota. Dhe nuk ka asnjë qendër votimi ku vota për partitë politike të jetë mbi 30 vota.