Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me fermerët, të cilët u shprehen se kanë rënë dakord që të ulen dhe të diskutojnë.

‘Do marrim një vendim, por duam që të kemi zgjidhje shpresojmë nga kryeministri që të kemi zgjidhje. Kryeministri na ka premtuar se do të takohemi në vazhdim. Nëse ulen me ne mendojmë se do të arrijmë diçka. Ndamë dhe shumë këndvështrime të tjera. Mendojmë se qeveria nuk e njeh gjendjen reale të fermerëve. 30% e fermerëve nuk kanë porositur për të mbjellë, sepse kanë 3 sezone që dështojnë. Ramë dakord që cilësia e imputeve bujqësore është e pa garantuar. Në rast se ekspertët e qeverisë ulen me ne dhe marrin në konsideratë problemet tona, mund të zgjedhim diçka. Ne kemi një traditë se na thërrasin për të dëgjuar dhe thonë si punohet. Kur thërret për të dëgjuar duhet të dëgjosh. Megjithatë kryeministri pranoi këndvështrimin tonë. Ramë dakord që të ulemi dhe të diskutojmë.’- tha kreu i sindikatës.