Për herë të parë në 15 muaj Japonia nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve lokale kjo nuk kishte ndodhur që nga 2 gushti i vitit 2020.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se të dielën u regjistruan 162 raste të reja, ndërsa kulmi ditor i viktimave u regjistrua në mes të muajit maj, me 200 vdekje.

Ndërkohë sipas të dhënave të bëra të ditura nga qeveria rreth 73% e popullsisë është vaksinuar nga Covid-19.