Nuk do të ketë shitje të Sterling te Barcelona.

Ky është vendimi i marrë nga Pep Guardiola dhe Manchester City.

Sipas Daily Telegraph, Qytetarët nuk kanë ndërmend ta humbin Raheem Sterling, objektivi i madh i Xavi-t për ciklin e ri blaugrana, dhe duket se kanë gati një ofertë të rëndësishme për ta bindur anglezin që të rinovojë kontratën.

Kontrata e Sterling, i cili ka realizuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 17 ndeshjet e luajtura në këtë sezon, skadon në vitin 2023.