Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Fifi iu ka bërë një surprizë fansave. Ajo ka publikuar në Youtube versionin demo të këngës “Diell”, tekstin e së cilës e ka shkruar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Diell” ka si producent grupin Threedots, Brunon, Florin dhe Klajdin. Zëri i Brunos dëgjohet dhe në fillim të këngës.

“Diellin e kam humb, me to dhe veten
Fjalët nuk m’i pranon më as kjo letër
Mos me ni më ftoht nga jashtë”, është një pjesë e tekstit.