Nëse Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miraton përdorimin e antiviralë të prodhuar nga Merk dhe Pfizer, edhe Shqipëri do të përfitojë edhe përmes mekanizmit Covax.

Përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri, Gerald Rockenschaub thotë se do procesohet njëlloj si me vaksinat.

“Ne duhet të shohim si do ecë ky proces pasi për momentin ka disa prova klinike që janë premtuese, por ende nuk është marrë miratimi nga FDA. Megjithatë duhet parë edhe kapaciteti për t’u prodhuar, siç ndodhi me vaksinën që kishte mangësi në fazën e parë dhe që tashmë u kapërcye. Ajo do të bëhet e disponueshme përmes distributorëve farmaceutike në tregun global, por nëse rezulton shumë efektive për trajtimin e sëmundjes mund të vihet në punë mekanizmi përmes Covax i cili lehtëson

Për vendet të cilat ende nuk e kanë njohur Coronvac, Rockenschaub thotë se OBSH e ka dhënë vendimin e saj.

“Duke qenë se Kina dhe India janë prodhuesit më të mëdhenj në botë, Sinovak sipas OBSH është efektive dhe e sigurt, ajo është listuar për përdorim emergjent dhe është një opsion shumë i mirë për shoqërinë për ta përdorur”.- tha ai për Tv Klan.