Qeveria holandeze do të shpallë masa të reja të premten si pasojë e shifrave rekord të infektimeve me koronavirus gjatë javëve të fundit, ndërsa spitalet janë drejt ezaurimit të kapaciteteve. Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë, Hugo de Jong.

“Shkalla e infeksionit është më e lartë se kurrë,” tha de Jong në një letër drejtuar parlamentit sot. “Pranimet në spital vazhdojnë të tejkalojnë vlerësimet dhe ne nuk kemi parë ende më të keqen” , shtoi ai. Ndërkohë, edhe qeveria e Francës do të shpallë masa të reja kufizuese kundër COVID-19 më 25 nëntor, pasi numrat e infeksioneve janë rritur ndjeshëm në të gjithë vendin.