Deputeti i PD, Flamur Noka shpjegoi pse 4200 firmat i dorëzuan te kryetari i Këshillit Kombëtar.

Noka tha se PD nuk ka sot një zyrë protokolli, ndërsa shtoi se 4200 firmat u dorëzuan te Këshilli Kombëtar i PD pasi është i vetmi organ serioz dhe i konstituuar.

Sipas Nokës, forumet e tjera të PD janë inekzistente.. Gjithashtu Noka sfidoi Gazmend Bardhin lidhur me vlefshmërinë e firmave, teksa e sfidoi se, nëse një nga 272 delegatët e Elbasanit që ka plotësuar formularin për Kuvendin Kombëtar, atëherë ai do të dorëzojë mandatin e deputetit.

“Kontrolloni te tatimet në rast se në selinë e PD gjeni një njeri që paguhet si shef protokolli, apo protokollist, atëherë po ia çojmë. Gjithmonë ka patur protokoll në atë port. Sot nuk ka asnjë punonjës që merret me protokolloin. Çdo dokument shkon ose te punonjësi i sportelit ose te sekretarja e kryetarit. Unë sfidoj Luzim Bashën që të na tregojë se kush është protokolluesi apo shefi i protokollit, atëherë ne i kërkojmë ndjesë. Në rast se do të kishte në selinë e partisë tonë një zyrë protokolli do ta respektonim pafund procedurën. Ne e çuam te Këshilli Kombëtar si i vetmi organ legjitim dhe i konstituar pas Kuvendit Kombëtar, nuk ishte detyrim por thjesht për transparencë, që t’ju themi të gjithëve që kush do mund të shkojë dhe të verifikojë. Ndaj i them z.Bardhit shko dhe verifikoi një për një 272 firmat e delegatëve të Elbasanit. Në rast se një nuk të rezulton korrekte apo rezulton ashtu siç ke thënë ti, atëherë Flamur Noka që sot jep dorëheqje nga deputet, nga politika dhe nga çdo aksion e nismë politike”, u shpreh Noka