Xhevana Ndoj, konkurrentja e “Për’puthen”, vazhdon të habisë djemtë me deklaratat dhe me veprimet në programin e dashurisë. Një javë pasi puthi dy herë në buzë Mikela Pupën, Ana, siç njihet nga publiku, ka deklaruar se i pëlqen femrat e bukura.

Gjatë puntatës së djeshme, Bruno, i cili ka shprehur hapur tërheqjen e madhe fizike që ndjen për Efin, tha se ndihet xheloz dhe pak i frikësuar se mos Ana i “merr” Efin.

Nga ana tjetër, Ana tha se kur i pëlqen diçka e bukur, do ta thotë me zë të lartë, pasi nuk e ka problem aspak diçka të tillë.

Pjesë nga biseda:

Bora: Ana, Efin e quajte princesha e këtij programi, çfarë do të thuash me këtë.

Ana: Të gjitha gocat kanë xhelozi si jashtë, si brenda, për njëra-tjetrën.

Efi: Unë nuk kam.

Ana: Një sekondë, o Efi.

Efi: Mirë, më fal, por jo të gjitha.

Ana: Duro. Ndonjëherë kemi thënë ‘Ah, sikur të isha si ajo, të kisha këtë tipar si ajo.’. Nuk mohohet kjo, sepse xhelozia ndodh edhe në jetën e përditshme, edhe në emision. Unë Efin e shoh deri në këto momente shumë të qetë, të mbyllur, të brishtë.

Bruno: Për pjesën e karakterit, nuk besoj që ka ngel Ana për ta gjykuar, se unë për shembull e përballoj më së miri. Çka më shqetëson mua është se ndihem pak xheloz dhe i lënë pas dore. Marr shkas nga puthja që i bëre puntatën e kaluar Mikelës. Tani po i bën komplimenta adhurimi, në superlativa Efit. Kam frikë se edhe Efin do e marrësh nga krahu yt kështu si po e bën. Përqendrohu te meshkujt.

Ana: S’dua.

Bruno: S’do te meshkujt ti, do te femrat?! Dalim në temë tjetër këtu. Do të adhurojë femrat!

Ana: Pëlqimi i së bukurës është diçka njerëzore. Ke poetë që e kanë dashur të bukurën me shekuj. Mua më pëlqen e bukura. Nuk e kam problem fare as ta pranoj.

Bruno: E bukura është relative për atë punë.

Bora: Po mirë mo Bruno, keni të njëjtat gusto, edhe ti, edhe Ana. Ça të keqe ka këtu?