Javanews
Home Kosova
U vra mbrëmë në Deçan/ Mësueses i dridhet zëri kur flet për nxënësen e saj: Ishte e shkëlqyer
27/11/2021 09:06
U vra mbrëmë në Deçan/ Mësueses i dridhet zëri kur flet për nxënësen e saj: Ishte e shkëlqyer
Merita Cula, profesoreshë e gjimnazit “Hysni Zajmi”, mes lotësh ka folur për nxënësen e saj, e cila u vra mbrëmë në Gllogjan. Për 17-vjeçaren, ajo shprehet se ishte nxënëse e shkëlqyer.

“Me familjarët s’kam mundur të kontaktojë, por me pjesën tjetër të klasës jemi tronditur të gjithë. Jam qe tre vite kujdestare e klasës. Nëpërmjet rrjeteve sociale e kom pa, pastaj të gjithë tu shkru në grup a është e vërtetë. Ka qenë nxënëse e shkëlqyer. Mungesa s’ka pasur. Në orën 18:00 e kanë pasur autobusin për në shtëpi, por sonte nuk arriti që të shkonte”, ka thënë ajo mes lotësh.

Tre persona, dy prej të cilëve nxënës dhe shoferi i autobusit u vranë mbrëmjen e djeshme nga të shtënat me armë zjarri në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit. Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Veton Elshani, ka deklaruar se policia nuk ka arsye për të besuar se ngjarja në Deçan është akt terrorist.
Në vendin e ngjarjes, përveç policisë, ka shkuar edhe Prokuroria Speciale e Kosovës. Kryeprokurori Blerim Isufaj ka deklaruar para mediave se hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista, por ende nuk ka ndonjë të dyshuar.