Janë kryer 2008 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 218 qytetarë, në këto bashki: 97 qytetarë në Tiranë, 13 në Berat, 11 në Fier, 9 në Lushnje, Gjirokastër, 8 në Belsh, 6 në Kurbin, 5 në Lezhë, Mallakastër, Vlorë, Përmet, 4 në Krujë, Kamëz, Sarandë, Tepelenë, 3 në Mirditë, Korçë, 2 në Has, Selenicë, Elbasan, Skrapar, Gramsh, 1 në Shkodër, Kukës, Durrës, Kavajë, Rroskovec, Delvinë, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Peqin, Librazhd.

Janë 7,993 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 9 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar nga Shkodra 56 vjeç, tre qytetarë nga Tiranan 63-83 vjeç, një qytetar 74 vjeç nga Përmeti, dy qytetarë nga Fier 78 dhe 87 vjeç, një qyetetar nga Lushnja 79 vjeç dhe një qytetar nga Korça 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 252 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,569 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Nëntor 2021) Raste të reja ditore 218 Të shëruar në 24 orë 252 Të shtruar në spitale 155 Humbje jete në 24 orë 9 Testime ditore 2008 Testime totale 1,372,360 Raste pozitive 196,611 Raste të shëruara 185,569 Raste Aktive 7,993 Humbje jete 3,049 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4,267 Fier 684 Gjirokastër 543 Berat 471 Shkodër 444 Durrës 387 Elbasan 377 Vlorë 286 Korçë 226 Lezhë 171 Dibër 73 Kukës 64