Është ndërtuar në Hotolisht të Librazhdit shkolla e re 9-vjeçare “Ibrahim Alliu”.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili përmes një postimi në rrjetn social facebook deklaron se shkolla e re u ndërtua falë kontributit financiar të diasporës shqiptare, nëpërmjet UBISH në Gjermani.

Sipas Ballës falë ndërtimit të shkollës së re ky dimër i gjen fëmijët e kësaj shkolle në një shkolë me standarde të plota.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Hotolisht Edhe një shkollë tjetër e re në Librazhd Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Alliu” u ndërtua tërësisht e re, falë kontributit financiar të diasporës shqiptare, nëpërmjet UBISH në Gjermani Ky dimër i gjen fëmijët e kësaj shkolle në një shkollë me standarde të plota.