Ashtu si në çdo takim tjetër që ka zhvilluar deri më sot, ish kryeministri Sali Berisha ka patur shumë përkrahës në Foltoret e tij.

Sot po zhvillon takimin e radhës në Kamëz dhe është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme nga qindra demokratë.

Mesohet se Berisha në këtë takim shoqërohet nga strukturat e Paskuqanit, me Anton Pjetërnikaj si kryetar dege, të gjithë strukturat e Kamzës, deputetin Flamur Noka, ish deputetin Asan Dogjani, Mimoza Hajdarmataj, ish zyrtarë të PD, Lisandër Hoxha dhe Klevis Balliu.

Nderkohe qe ashtu sikurse kishte paralajmeruar Xhelal Mziu ish kreu i bashkise se Kamzes, aktualisht deputet ne qarkun Diber nuk eshte prezent ne “Foltoren” e Berishes.

Kujtojmë se kjo është Foltorja e 14 e Berishës i cili pretendon se i organizon për një Parti Demokratike të Bashkuar dhe të hapur.

Të premten pritet që të zhvillojë takimin e radhës në Lushnje.