Jose Mourinho ka filluar të mendoj për përforcime në klubin e Romës.

Portugezi ka futur në listën e dëshirave dy lojtarët e Real Madrid. Nacho Fernandez dhe Dani Ceballos janë dy të pëlqyerit e Mourinhos për të transferuar në janar.

Të dy lojtarët e “los blancos” nuk kanë gjetur hapsira tek titullarët e Ancelottit dhe me shumë mundësi për to do të hapej një derë nëse dikush do të trokiste, në këtë rast Mourinho.

Tekniku i Romës gjithashtu kërkon dhe 3 futbollistë të tjerë për në janar. Ruben Loftus-Cheek i Chelsea, Harry Winks i Tottenham dhe Zakaria nga Borussia Monchengladbach.

Mourinho e ka bërë dhe më parë të qartë tek drejtuesit e klubit se ai do me patjetër disa transferime në janar për të forcuar grupin.