Një moment gazmor ka ndodhur mes Sarës dhe Dj PM në shtëpinë e Big Brother Vip pas spektaklit. Pajtimi është ulur në gjunjë për t’i “propozuar” Sarës dhe kjo gjë ka shkaktuar humor te banorët.

Ajo ka thënë “po”, ndërsa Pajtimi i ka vendosur në gisht unazën që i kishte marrë Sabianit.

Kujtojmë që PM ka shprehur pëlqimin e tij për Sarën që kur ka hyrë në shtëpinë e Big Brother Vip. Megjithatë blogera është treguar më e rezervuar dhe në një moment i ka thënë se nuk ka hyrë në BB Vip për të krijuar lidhje.

Për raportin e saj me Dj PM ka folur edhe motra e Sarës, e cila ka treguar se i kishte thënë asaj që të mos lidhej me asnjë Brenda shtëpisë.

“I kam dhënë shumë këshilla para se të hynte në BB VIP. I thashë dil vetëm nga aty. Nuk isha dakord që të lidhej me banorët që ishin aty, por më pas pati hyrje të reja. Sarah zakonisht është më e prirë të jetë më e lirshme, por tani që e di që PM e ka qejf është më e rezervuar”, ka treguar ajo në emisionin “Goca dhe Gra”.