Romelu Lukaku mungon në fushat e lojës prej një muaji tashmë. Paraqitja e fundit e belgut me fanellën e Chelsea-t ka qenë 16 tetorin e kaluar në ndeshjen e Premier League kundër Brentford. Ish-ylli i Inter ka shënuar tre gola në kampionatin anglez dhe një në Champions League. Me të vërtetë pak në krahasim me milionat e paguar nga Chelsea.

Një rendiment i ulët edhe për shkak të dëmtimit që e ka detyruar të mungojë në fushat e lojës për më shumë se një muaj. Megjithatë, këtë të enjte, është regjistruar një tjetër mungesë e Lukaku-t.

Lojtari ka çaktivizuar profilin e tij në Twitter. Nuk dihen arsyet pse e ka bërë një gjë të tillë. Lajmi ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, me tifozët që nuk arrijnë ta kuptojnë se çfarë fshihet mbrapa.