Në buxhetin e vitit 2022 fondi i dedikuar prej 24,2 milionë lekë mbështet projekti i rehabilitimit të 8 pikave kufitare në Shqipëri.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh sot në një reagim se rehabilitimi i 8 pikave kufitare në Shqipëri është pjesë e projektit “Mirësevjen e Mirëardhsh”.

Kumbaro theksoi se, përmes rikualifikimit urban e peizazhor, ky projekt synon të krijojë ndjesinë e mikpritjes për vizitorët, por edhe të përcjelljes me urimin e rikthimit në Shqipëri për turistët.

Projekti ”Mirësevjen e Mirëardhsh”. Në buxhetin e vitit 2022 fondi i dedikuar prej 24,2 milionë lekë mbështet projektin e rehabilitimit të 8 pikave kufitare në Shqipëri, që, përmes rikualifikimit urban e peizazhor, synon të krijojë ndjesinë e mikpritjes për vizitorët, por edhe të përcjelljes me urimin e rikthimit ne Shqipëri për turistët, si një mirëseardhje identifikuese dhe përcjellje e ngrohtë për vizitorët”, nënvizoi Kumbaro në reagim.