Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka zhvilluar në Ankara një takim me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan ku i ka shprehur mirënjohjen për programin “Frymë për të Ardhmen, Frymë për Botën”, shembull të cilin e kanë ndjekur mbi 30 shtete. “Ne iu bashkuam kësaj iniciative me ftesë të Ministrit të Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli, duke konfirmuar angazhimin tonë për të bërë modestisht çfarë është e mundur, në këtë përpjekje të përbashkët, në interes të çdo vendi.”- shkruan Krifca.