Kënga për Ledjanën nga Mevlani ishte padyshim ndër dhuratat më të komentuara dhe më të bujshme të programit Për’puthen.

Që në takimin e parë Mevlani i dedikoi Ledjanës disa rreshta që u pëlqyen shumë sa ju kërkua të bënte një këngë të plotë, gjë e cila u realizua dhe arriti sukses me klikime.
Kjo këngë ishte edhe arsyeja pse Ledjana filloi ‘luftën’ me Antonelën, e cila që në hyrje i kërkoi Mevlanit me shaka një album dhe Ledjana u irritua aq shumë sa tha se do linte programin nëse Mevlani do i dedikonte diçka të ngjashme Antonelës.

Kënga e cila u bë ‘kryefjala’ e lidhjes së tyre u fshi nga YouTube pas ndarjes dhe Ledjana hodhi sipas saj versionin origjinal të kënduar dhe kompozuar nga Petro Xhori.

Ama nuk mjaftoi me kaq, sepse para dy ditësh Mevlani lançon këngën ‘Bota Ime’ version i përpunuar i këngës Ledjana me orkestrim shumë ndryshe ama me tekst 99% të njëjtë.

Ledjana ditën e djeshme reagoi duke thënë:

“Do gënjeja po të thoja se nuk e kam dëgjuar, jo se kam hyr në YouTube kam kërkuar emrin e tij për të parë këngën e re etj, por edhe pse atë se kam follow, kam follow miq të përbashkët e kanë shpërndarë plus dhe fanpage më kanë bërë tag pafund dhe fragmentet që më kanë bërë tag…kam kuptuar që është i njëjti tekst thjesht ka ndryshuar emrin tim, se di më kujton akoma (qesh)”

 

Ajo gjithashtu tha se ka dëgjuar që Mevlani do të përballet me të dhe ka menduar dhe vetë ajo se duhet të sqarojnë disa gjëra.
A do të kemi më në fund një përballje? Kjo mbetet për tu parë.