Jonathan David po bën një sezon fantastik me Lille në Ligue 1 në aspektin personal këtë sezon, edhe pse kampionët në fuqi nuk e kanë nisur si duhet kampionatin.

Sulmuesi kanadez ka realizuar dy gola për katër minuta në ndeshjen në transfertë kundër Monaco, të parin me penallti.

David bëhet i pari që arrin në kuotën e 10 golave në Ligue 1 këtë sezon, para emrave të mëdhenj të PSG.

Neymar ka shënuar tre gola, Mbappe 6, kurse Messi ende nuk ka realizuar në kampionat.