Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës për rritjen e ndërgjegjsimit të qytetarëve, për vaksinimit ndaj COVID19, ka publikuar mesazhin e gazetarit të njohur Blendi Fevziu.

Blendi Fevziu nënvizon se vaksinimi antiCOVID është mënyra më e mirë për të reduktuar efektet vrasëse të virusit.
“Unë jam vaksinuar, kam besur gjithmonë tek vaksina dhe do ti sugjeroja gjithëkujt që do të mbrohet të vaksinohet. Vaksinimin në gjykimin tim ishte zgjidhje më e mirë për të reduktuar sa mundemi efektet vrasëse të kësaj Pandemie,” -tha Blendi Feziu në mesazhin e tij.

Teksa ka rrëfyer përjetimin e Pandemisë, Fevziu shprehet se pandemia përshpejtoi vdekjet çka e bëri situatën sipas tij tronditëse.
“Ai që mund të quhej përjetimi personal që më ka ardhur nga Pandemi ka qënë padyshim humbja e njerëzve të njohur. E miqëve, personave të tjerët më të cilët me ka lidhur puna herë pas here, sa herë që një zile telefoni ose mesazhi lajmëronte ikjen nga kjo botë të një personi të njohur gjithmonë e ndjeja më të fortë këtë dhimbje, jo se ndarjet nga jeta janë të pa zakonta, ato janë të zakonshme në jetën e përditshëme, por fakti që pandemia i kishte përshpejtuar, linte gjithmonë një shije shpesh herë tronditëse.
Ajo që më ka bërë të reflektoj rreth Pandemisë është fakti se si një fenomen i tillë i pa parashikuar, i pa njohur nga pjesa më e madhe e jona mund të krijonte një situatë të tillë, mbylljen e kufijëve, kufizimin e lirisë së lëvizjes që brezi im e di me sa vështirësi e ka fituar”, thotë Fevziu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të rritur me tej sensibilizimin për rëndësinë e vaksinimit ndaj COVID-19.