Gazetari dhe botuesi i gazetës TemA, Mero Baze ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale një video, kur Sali Berisha e cilësonte “të rëndë për një vend të NATO-s” nëse një politikani shqiptar i mohohej viza për në SHBA.

Berisha, në një intervistë te televizioni i familjes së tij, para ca vitesh hidhte dyshime për Gramoz Ruçin, ndërkohë që vetë sot jo vetëm nuk merr vizë, por publikisht me firmë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së është shpallur Non Grata.

“Sali Berisha duke shpjeguar sa e rëndë është për Shqipërinë nëse një politikani shqiptar SHBA i heq vizën. E ka shpikur dikur këtë për Gramoz Ruçin. Tani këtij i kanë hequr të drejtën familjarisht për të qenë përfaqësues të popullit shqiptar, si hajdut dhe minues të demokracisë. Shumzojeni këtë që thotë vet me 10 për ta kuptuar çfarë e ka gjetur”, shkruan gazetari Mero Baze.