Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri me dije sot se është vendosur që në të gjitha shkollat në vend do të ketë vetëm një tekst të unifikua të librit të abetares.

“Morëm një vendim të rëndësishëm që lidhet me përjashtimin nga procedura e përzgjedhjes së mësuesve në bazë shkolle të tekstit ët abetares. Në arsimin parauniversitar, për çdo lëndë kemi tekste alternative dhe mësuesit në çdo shkollë mblidhen dhe zgjedhin një nga tekstet e miratuara. Kemi vendos të përjashtohet kjo procedurë teksti i abetares. Kjo na ndihmon të kemi një qasje dhe metodologji të njëjtë kudo. Ne do punojmë për këtë projekt, një gjuhë një abetare dhe në fillim të vitit shkollor 2022-2023, të gjithë vogëlushët të kenë të njëjtën abetare”, tha ajo.