Mbi 14 mijë mijë mijë seanca dialize janë kryer në janar-prill 2021 në spitalet publike dhe private me financim 100 % nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

FSDKSH thekson se pacientët marrin shërbim cilësor me kushte dhe standarde bashkëkohore.

“Dializa, transplanti i veshkave, vendosja e fistulës dhe grafitit janë disa nga Paketat Shëndetësore të financuara 100% nga Qeveria Shqiptare në kuadër të Mbulimit Shëndetësor Universal. Gjatë 2021 janë kryer 14 2804 seanca dialize, 8 transplante renale dhe 186 vendosje fistule dhe grafiti”, thekson FSDKSH.

Prej vitit 2015, pacientët shqiptarë përfitojnë paketat shëndetësore të nefrologjisë dhe kardiokirurgjisë pa pagesë, si në spitalet publike, ashtu edhe në ato jopublike. Pacientët përfitojnë 10 shërbime spitalore si dializa, transplanti i veshkave, terapia e flakjes akute, pacemaker definitiv, angiografi koronare, angioplastikë koronare, interventet valvolare, interventet kongenitale, bypass koronar, implanti koklear për fëmijët me probleme dëgjimi.

Këto paketa financohen 100 % nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe zbatohen në bazë të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.