Në vendin tonë kanë mbërritur edhe 74 880 doza të vaksinës Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë publik lajmin duke theksuar se këto vaksina janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer.

Manastirliu thekson se deri më tani në vend kanë mbërritur 2,646,720 vaksina antiCOVID-19. Ajo shprehet se qeveria është e vendosur për të çuar deri në fund planin kombëtar të vaksinimit.

“Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan ministrja.

Aktualisht në vend janë 8,343 raste aktive me COVID. Në 24 orët e fundit u shënuan 573 raste të reja pozitive dhe 5 viktima për shkak të koronavirusit.