Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka zbuluar se përse ai dhe Lulzim Basha nuk dolën në një konferencë për shty pas arritjes së marrëveshjes në vitin 2017. Sipas Ramës, Basha i kishte kërkuar atij t’i jepte fjalën se nuk do të qeshte kur të dilnin jashtë.

“Kur ti thua të gjitha ato që thua, unë pavarësisht se me eksperiencën, moshën, prap unë ai jam. Kur the mbaja sytë për tokë, mu kujtua pse nuk dolëm në konferencë shtypi pasi mbaruam marrëveshjen, sepse më thoshe më jep fjalën që nuk do qeshësh kur të dalim jashtë. Se çdo gjë ok, por nuk e duroj dot humorin tënd. E vë re që edhe kur flet, edhe për vulgaritet, ti konsideron gabimisht vulgaritet një gjë që s’ka lidhje fare me vulgaritetin, por mënyrën e komunikimit me njerëzit real, po ti njeh shumë pak njerëz real. Duhet të ketë një arsye pse pastaj kur vjen puna te vota, ti merr aq sa merr dhe të jesh i sigurt që nuk është masakra zgjedhore. Mos më tërhiq në duele të pamundura për ty, mos i hy rrugës të bësh humor, se nuk di”, tha Rama.