Vajza është këtu! Marina dhe Getoari janë bërë sot prindër për herë të parë, sipas burimeve të VipMagazine.

Vogëlushja e tyre ka ardhur në jetë ditën e sotme në spitalin Amerikan 3 në kryeqytet.

Në fund të muajit Gusht, moderatorja e njohur Marina Vjollca konfirmoi shatazëninë e saj,

“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkroi Marina përkrah fotove të saj.

Në 17 Nëntor ajo u ka treguar gjithë ndjekësve se është në pritje të një VAJZE, të cilën e quajti me përkëdheli ‘picirukja’.

Mezi po te presim picirukja jone?,- shkruan Marina.