Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 444 raste të tjera me koronavirus dhe 11 v i k t i ma. Krahasuar me dje, kemi 6 viktima më pak. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 211,382, ndërsa numri i v i kt im av e në 7,406.

467 pacientë janë shëruar nga koronavirusi gjatë këtyre 24 orëve, duke e çuar në 195,624 numrin e përgjithshëm të tyre.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 8,352 raste aktive me COVID-19. Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.442.544 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.938 teste të kryera brenda ditës së fundit.