Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se është dyfishuar numri i mjekëve për 1000 banorët në vitet e fundit.
Gjatë dëgjesës publike me mjekë dhe infermierë për buxhetin e shëndetësisë 2022, Manastirliu bëri me dije se falë punësimeve të reja, nga 1.1 mjek për 1000 banorë në 2013 sot është arritur në dyfishimin e kësaj shifre për 1000 banorë.
“Ashtu siç është fakt shifra e 1.1 mjek për 1000 banorë që gjetëm ne 2013. Sot fakti është që kemi rritur në 1.9 numrin e mjekëve për 1000 banorë. Nuk është më e mira, por është pothuaj dyfish”, tha Manastirliu.

Teksa e konsideruar si një nga vendimet më të rëndësishme atë për rihapjen e specializimeve, Manastirliu tha se nuk është ndalur hapja e përvitshme e specializimeve në mjekësi, duke bërë të hapen 1500 kuota specializimi gjatë këtyre viteve.
“Janë 1200 mjekë të përgjithshëm dhe specialistë të punësuar në 4 vitet e fundit dhe 3800 infermierë janë punësuar nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë”.
Buxheti 2022 për shëndetësinë do të jetë 63 miliard e 515 milion lekë, +7 miliard lekë më shumë se buxheti fillestar i vitit 2021.