Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në Tiranë. Tërmeti ishte në magnitudën 3.0 të shkallës rihter. Epiqendra ishte në fshatin Durisht, pranë Petrelës.

Kujtojmë se pak ditë më parë Dibra ka qenë ndër zonat që u trondit nga tërmetet, ku si pasojë e lëkundjeve u dëmtua edhe njësia administrative e fshatit Orosh.