20 familje të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2 viteve më parë, morën çelësat e shtëpive të reja. Bëhet fjalë për bllokun e parë të banesave të dorëzuara këtë të shtunë nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veiaj. Në një ceremoni që nisi me muzikë e valleve, vijoi me fjalën e pjesëmarrësve dhe u pasua edhe me fishekzjarre, për t’u përmbyllur me hapjen e dyerve të shtëpive. Një e nga një, familjet u futën në banesat e tyre të reja, të cilat janë të kompletuara me gjithçka të nevojshme.

Falenderimet nuk munguan, por as batutat. Kryeministri: Merre çelësin nona, ta gëzoni! Qytetarja: Faleminderit rrofshi, ju rujt Zoti të gjithëve ishalla!

Nga emocionet pati edhe momente të ‘sikletshme’, si rasti i nënës që i erdhi në ndihmë kryebashkiaku Veliaj për të hapur derën. Batutat nuk munguan nga kryeministri, kur ky çift bashkëshortësh po futej në shtëpi. Kryeministri: Hajde se nuk e besuat. Leja gruas njëherë përpara se ju demokratët e keni të keqe këtë punë… Ju njof me sy kur jeni (demokratë).