Te Barcelona vijon rikthimi i emrave që kanë shkruar historinë e klubit [pak vite më parë dhe pas Xavit si trajner, sot është prezantuar edhe mbrojtësi brazilian Dani Alves, që ndonëse me 38 vite mbi supe është gati të japë kontributin e tij në fushë.

E megjithatë operacioni i rikthimeve nuk pritet të ndalet këtu, pasi presidenti Laporta bëri të ditur se nuk përjashton mundësinë që në “Camp Nou” të shohim sërish emra si Messi e Iniesta, të cilët aktualisht luajnë te PSG dhe Vissel Kobe në Japoni.

“Rikthimi i Messit dhe Iniestës? Asgjë nuk përjashtohet, Sot ka ndodhur me Danin, ndërsa në ditët e ardhshme mund të rikthehen edhe ata. Bëhet fjalë për personalitete që i kanë dhënë shumë Barcelonës, por për momentin nuk mund të them asgjë më shumë, pasi janë nën kontratë me klube të tjera”, deklaroi numri një i klubit blaugrana.