Sërish hyrje të reja në Big Brother VIP. Me anë të disa videove të postuara në Instastory, Arbana ka lënë të kuptohet se hyrjet e reja do të jenë dy djem, madje siç i ka quajtur njëra nga gazetarëet, “dy super çuna”.

Nga aq sa kemi mundur të mësojmë, njëri nga djemtë është një DJ mjaft i njohur në Kosovë dhe jo vetëm. Mbetet për tu parë sesi këto prurje të reja do të ndryshojnë atmosferën brenda në shtëpinë e Big Brother. Hyrja e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte aktori Igli Zarka.

Ndërkohë, para tij kishin hyrë në shtëpi tre vajzat e njohura të ekranit shqiptar, Einxhel Shkira, Beatrix Ramosaj dhe Sara Berisha.