Kryeministri Edi Rama në prani të ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe Behgjet Pacollin vizitoi shtëpitë e reja në Thumanë, ku ka përfunduar ndërtimi i banesave kolektive ka përfunduar.

Rama falenderoi kompanitë që punuan për rindërtimin e banesave në atë zonë që ai e quajti ‘zemrën e fatkeqësisë’. Kryeminstri tha që në Thumanë mishërohet në mure të qëndrueshme dhe në një hapësirë komunitare shumë herë më dinjitoze se sa ajo që ishte kur u godit nga tërmeti, atë solidaritet që u shfaq që ditët e para nga shqiptarët dhe që “kjo është një vepër e duarve të lidhura dhe e forcave të bashkuara të njerëzve nga rrugë të ndryshme të jetës, e qeverisë, e fondacionit ‘Shqiptarët për shqiptarët’ e Behgjet Pacollit ku janë vendosur në dispozicion të gjitha fondet e nevojshme”.

Rama shtoi që në ditët në vijim njerëzit do të fillojnë të hyjnë në shtëpitë e ndërtesave kolektive dhe më pas në banesat individuale, me ambicien që deri për Krishtlindje njerëzit të festojnë në shtëpitë e reja.

Kryeministri përmendi që puna ishte projektuar e tillë për të mundësuar hapësira për fëmijët dhe pleqtë, në hapësira të gjelbra dhe kujtoi se Thumana më parë kishte vetëm një fushë sporti, e tashmë premtimi për të ndërtuar disa prej tyre u mbajt.

Gjithashtu, Kryeministri rikujtoi ambicien që Thumana të bëhej vend i vizitueshëm nga të gjithë, e që liqeni afër saj ishte një pikë reference për të ndërtuar lagjen me hapësira që nuk i kanë shumë lagje as në Tiranë, as në qytete të tjera të mëdha.

Po ashtu, Kryeministri kujtoi nismën për nxitjen e aktiviteteve sportive, të artit dhe të zejës që do të mundësohen në mjediset e shkollës. Rama përsëriti falenderimin për forcat e bashkuara që bënë të mundur këtë proces tashmë thuajse të përfunduar plotësisht.

“Ky proces ka qënë histori suksesi i kthimit të një krize të madhe në një mundësi të madhe. Janë 433 familje që do të rikthehen në kushte fantastike.

Këto janë pallate që i takojnë standardeve të larta. Janë për ata që e kishin të pamundur të blinin apartamente të tilla dhe janë falas dhe nuk kanë asnjë barrë, e vetmja barrë që kanë është ta mirëmbajnë këtë mjedis.

Dua t’i falënderoj edhe njëherë sepse kanë bërë një punë pa hile. I kanë vetes një kredi që kur të paraqiten në botën tjetër që kemi bërë jo pak për ta larë shpirtin atje në Thumanë ku kemi punuar pa hile.

Të gjithë këto 27 mijë forca punë janë paguar mirë dhe kanë pasur të gjithë sigurime. Jam shumë krenar që shumica e këtyre familjeve do të marrin shtëpi të reja. Shqipëria është i vetmi vend që nuk i vendosi detyrime financiare atyre që u dëmtuan, madje ata që jetonin disa kurorë në një shtëpi tani marrin aq shtëpi sa kurorë jetonin bashkë

Dua të shtoj që në këtë proces ne kemi pasur në mes një ndërhyrje shumë brutale nga pandemia. Do të kishim mbaruar shumë shpejt por këto ndërhyrje nga ngadalësuan” tha Kryeministri Rama duke shtuar se çdo gjë që ka përfunduar deri tani është kryer me paratë e buxhetit shqiptar të shtetit.

“Për të gjithë ata që thonë se i morët miliardat nga bota. Bota të gjitha ato që ka dhënë i administron vetë. Ne kemi qenë pjesë e procese vetëm për standard dhe projekte.

Gjithçka që kemi ndërtuar janë buxheti i shteti shqiptar. Disa thonë ‘këto bëhen me borxhe’, por nuk ka shtet pa borxhe. Dikur Shqipëria ishte në kushte ku nuk mund të merrte borxh sepse nuk i jepte më kush borxhe, tashmë sot është vlerësuar fakti se Shqipëria nuk është një shtëpi që rrezikon të falimentojë.

Shumica dërrmuese e atyre që janë në pritje të mund të bëjnë gëzuar për Vitin e Ri dhe mbeten lagjet e mëdha në Tiranë. Lagja e madhe e Spitallës në Durrës dhe disa pallate me ndërtime të rënda. Për të gjitha këto familja janë vendosur 1 miliardë lekë për bonuset e qirave. E them me shumë krenari, këto janë lagje rezidenciale për ata që kanë më pak, si ajo në Fushë-Krujë, ajo në Bubq apo Manëz, Ndroq, Valias, etj aty dikur hynin të pasurit, sot hyjnë ata që nuk janë të pasur, e përndryshe nuk do kishin mundësi.

Jam krenar për secilin punëtor e sipërmarrës që ka treguar në këtë aktivitet se rëndësi ka solidariteti, ata meritojnë një mirënjohje që kur të ketë mbaruar gjithcka do jua shprehim edhe zyrtarisht” e përfundoi Kryeministri fjalën e tij.