Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus dhe një v ik ti më. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të numrit të infektimeve, pasi dje u regjistruar 15 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë dhënë 1,802 doza vaksine gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa prej fillimit të fushatës së vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,609,325 doza.

Sakaq deri më sot 758,250 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 8 qytetarë janë shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 157,727.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 327 raste aktive me COVID.