Sot nga ora 07:00 ka nisur heshtja zgjedhore për balotazhin e 14 nëntorit në Kosovë.

Në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve që u mbajtën më 17 tetor u zgjodhën 17 kryetarë komunash, ndërsa në 21 komuna të tjera qytetarët do të votojnë sërish për të zgjedhur kryetarin.

Sikur në rundin e parë, edhe në pesë ditët e fushatës në këtë raund të dytë u vërejt një fushatë më ndryshe sesa në zgjedhjet e tjera për shkak të pandemisë COVID-19.

Fushata për garën e balotazhit ka zgjatur pesë ditë, nga e hëna e 8 nëntorit deri të premten e 12 nëntorit./ Gazeta Ekspres