Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus nga 1,474 testime të kryera.

Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjatë këtyre 24 orëve.

Sakaq, mësohet se 22 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi ndërsa janë 407 raste aktive me COVID në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë informon se 2,800 doza vaksine janë dhënë sot.

Që prej fillimit të pandemisë raportohet se janë dhënë 1,597,345 doza të vaksinës, ndërsa 751,131 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.597.345 doza të vaksinës.

Deri më sot 751.131 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.474 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.570.

Në total numri i rasteve aktive është 407,” thuhet në njoftimin e ministrisë.