Konflikti i Ilirit me Donaldin, gjatë kohës që mësonin kërcimin për provën javore, është trajtuar mbrëmjen e sotme në “Big Brother Vip”. Pavarësisht se dy djemtë janë sqaruar dhe kanë kaluar dy ditët e fundit me të qeshura dhe batuta, Donaldi nuk e kaloi nën hije.

Iliri nuk pranoi të komentonte shumë gjatë, duke thënë se kjo pjesë kishte kaluar tashmë.

Iliri: Në një ambient pune duhet të dominojë disiplina dhe rëndësi ka rezultati final. Nga këto video del shumë qartë, kush foli, foli, kush përdori epitete i përdori, bravo i qoftë skam asgjë tjetër.

Ndërsa Donaldi u ndal gjatë duke thënë se duhej sqaruar një publik i tërë. Ai tha se problemi më i madh i tij është fakti se përfshihet dhe toni i lartë.

Donaldi: Mendoj se ajo gjë ishte tendencioze nga ana e Ilirit. Unë ndoshta nuk dua të kërcej fare dhe dua të ulem aty. Unë arrij ta kuptoj kur e ka tendencioze. Herën e dytë kur nisëm të mësojmë kam bërë batuta? Po kam bërë. Pjesa që më preku më shumë ishte pjesa që më the i paedukatë. Unë kam problem që përfshihem dhe i kërkoj falje Arjolës dhe gjithë banorëve.