Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuara për të marrë pjesë në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26 që zhvillohet në Glasgow në Skoci.

Ai ka publikuar një facebook momentin kur është pritur nga Boris Johnson, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.

Glasgou ka hapur dyert nga dita e djeshme për Konferencën Botërore të Klimës së OKB-së, me pjesëmarrje të krerëve të lartë të politikës nga e gjithë bota, të deleguarve, ekspertëve e organizatave aktive në mbrojtje të klimës.

Në këtë konferencë krahas presidentit amerikan, Joe Biden marrin pjesë edhe presidentë e kryetarë qeverish nga e gjithë bota, si presidenti francez, Emmanuel Macron, ai i Indisë, Narendra Modi.

Kancelarja Merkel do të lidhet dy herë me fjalime përmes videos me konferencën botërore të klimës. Për dy javë të deleguarit, politikanët dhe ekspertët do të diskutojnë se si duhen zbatuar më tej objektivat për mbrojtjen e klimës, me qëllim që të arrihet synimi i kufizimit të ngrohjes globale deri në 1,5 gradë, arritja e të cilit po vihet fort në dyshim nga ekspertët.