Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha është një ndër banoret më të reja në “Big Brother VIP”. Pjesëmarrja e saj është komentuar shumë si nga banorët, ashtu edhe në publik.

Gjatë një bisede me Arjolën, Monika e ka konsideruar Antonelën si të rrezikshme. Sipas saj, ajo vetëm shikon dhe nuk dihet ende me çfarë qëllimesh është futur në “Big Brother”.

“Ajo vetëm hedh sytë, na shikon. Kjo biondja është bërë më e rrezikshme se ajo tjetra. Nuk di të them se me çfarë qëllimesh ka ardhur këtu”, është shprehur Monika.