Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Taulant Ballën dhe Alfred Rushajn, përkatësisht krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike.

Diplomatja amerikane shkruan se është e rëndësishme që palët politike të trajtojnë njëra tjetrën me respekt të ndërsjellë.

‘Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj për takimin e sotëm për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre përkatëse legjislative. Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur.’- shkruan Kim.