Akrepi-Fama e Akrepit i paraprin, për sa i përket pasionit dhe seksualitetit të tij. Është aq popullor sa kur dikush lexon për shenjat më seksi të zodiakut, patjetër që pret që kjo shenjë të jetë në listë. Me të do të jetoni momente unike, të paharrueshme. Misteri dhe Akrepi shkojnë bashkë. Nuk do ta kuptoni kurrë atë që ka në mendje dhe kjo e bën atë të parezistueshëm. Sigurisht, kjo ndonjëherë është e lodhshme, por udhëtimi me të është padyshim një aventurë.

Luani-Elementi erotik është i lindur tek Luani, ndaj është shumë e lehtë të jesh seksualisht aktiv me partnerin e duhur. Luanët duan t’i admirojnë ata dhe nëse e bëni këtë, atëherë ata patjetër do t’ju japin më të mirën. Besimi i Luanit është aq i fortë sa vështirë se do t’ju lërë indiferentë. Ata besojnë aq shumë në vetvete, sa mund të magnetizojnë edhe bashkëbiseduesin e tyre më të vështirë.

Gaforrja-Aq sa nuk mund ta prisni, Gaforret janë ndër shenjat më seksi të zodiakut, pasi janë jashtëzakonisht erotikë, të ndjeshëm, romantikë dhe ëndërrimtarë. Mund të mos kenë vrullin dhe pasionin, por janë krejtësisht sensualë. Gaforrja pëlqen të bëjë dashuri dhe jo seks. Seksi me një Gaforre është si një kërcim i ngadaltë, ku mbizotërojnë shqisat dhe fantazitë.