Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar për jetën private. Mirëpo, kësaj radhe, ajo ka bërë një përjashtim, duke zbuluar se e kanë tradhëtuar.

Gjatë një interviste për një media në Kosovë, këngëtarja ka thënë se pavarësisht se çfarë i ka ndodhur nuk e ka problem këtë pjesë.

“Po jam tradhtuar, ohooo. Tradhtia e një mashkulli me një femër mua nuk më vret të them të drejtën, nuk jam sikur gjithë femrat që bëjnë histori dhe janë xheloze të mëdha. Normal që më dhemb se nëse nuk ka xhelozi nuk ka dashuri thonë.

Nuk jam njeri që mund të prishi familjen apo lidhjen nëse burri im ka dalë një natë me një femër. Punë e madhe. Ka shkuar një natë ka ardhur sërish tek unë. Derisa më respekton, më vlerëson dhe jam primare për të nganjëherë hallall e ka”, është shprehur Big Mama.