Pasi u fotografuan në Londër ku dukeshin shumë të lumtur dhe të dashuruar, këngëtarja me famë botërore Jesy Nelson, konfirmon lidhjen me aktorin Lucien Laviscount. Ky i fundit njihet për rolin e tij me Lily Collins së fundmi në serialin Emily In Paris .

Jesy njihet për romancat me yje të tjerë si Chris Hughes, Jordan Banjo dhe djalin e Coleen Nolan, Jake Roche, me të cilin ka qenë dhe e fejuar. Së fundmi ajo është përfshirë në një konflikt me anëtaret e Little Mix.

Këngëtarja 30-vjeçare theksoi se të qenit pjesë e një prej grupeve më të suksesshme të vajzave në Britani ndikoi në shëndetin e saj mendor. Në një intervistë, ajo shpjegoi se si gjërat e vogla e bënin të ndihej ‘e bllokuar’.