Temperaturat e ulëta kanë rritur numrin e rasteve me covid por janë kryesisht ata të cilët nuk kishin rënë në kontakt me virusin më parë dhe që nuk janë vaksinuar.

Epidemiologu Ilir Alimehemti sqaron se si ka ndryshuar trendi në rritje i transmetimit të virusit.

Alimehmeti thekson se javën që shkoi ishin 150 infektime për 100 mijë banorë, ndërsa tani ka arritur ne 200 të infektuar në 100 mijë.

Sa i përket heqjes së orës policore, ai thotë se nuk është parë të jetë efektive ndërkohë që është kundër grumbullimeve.

Lidhur me humbjet e jetëve epidemiologu shprehet se ka një rënie të numrit të fataliteteve krahasuar me një vit më parë.

Si pritet të jetë ky dimër?

“Nuk mund të parashikojmë si sillet virusi por si sillemi me veten e dimë . Kush nuk është vaksinuar të shkojë sa më parë”, tha mjeku.